Rama propozon ndryshime të Komisioneve Parlamentare: Opozita do të drejtojë…

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshime thelbësore në organizimin e Komisioneve Parlamentare.

Komisionet e reja:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku krahas fokusit në politikat ekonomike lidhur ngushtë me tregun evropian, vjen si rëndësi punësimi. Qëllimi është sjellja në fokus edhe e politikave të punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, dialogut social, shëndetit dhe sigurisë në punë, referuar kapitullit 2 dhe 19 të negociatave. Këshillohet që këtë…

Komisioni për çështjet ligjore dhe administratën publike, të mbajë në funksion të negociatave barrën e shqyrtimit të ligjeve, duke siguruar përputhshmërinë e tyre me zbatueshmërinë e tyre. Kuvendi do të kujdeset edhe për vlerësimin dhe hedhjen e gjithë hapave ligjorë për administratën publike, pjesë e grup-kapitullit “Themeloret”, për respektimin e sundimit të ligjit dhe sundimin e shtetit.

Këtë Komision ta drejtojë shumica parlamentare.

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen – bashkëpunim strategjik me Parlamentin Evropian në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dyja anë të medaljes. Në rast agresioni, duhet të jetë e aftë të mbrojë vetveten pa pritur ta mbrojë dikush tjetër. Ky Komision do të kujdeset të mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, parametrat e lartë të mbrojtjes si dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane të ligjzbatimit.

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet vjen në rritje të vëmendjes ndaj shkencës, lidhur ngushtësisht me inovacionin, por përsëri i lidhur me procesin e negociatave. Sugjerohet të drejtohet nga opozita.

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – do të jetë një pjesë e qenësishme e përpjekjeve të mandatit të ri. Të drejt…

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Burimet e Qëndrueshme – mijëra e mijëra faqe standardesh në transport apo në tregun ekonomik e digjital do të kalojnë në këtë komision dhe do të mbajë barrën e të gjitha dokumenteve.”

Lajmi në përditësim…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT