Rama për “Albanian Investment Forum” në Vjenë, “thumbon Berisha”: Anulloi drekat e darkat me liderët e rajonit në New York

Dje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Albanian Investment Corporation” njoftoi se Vjena do të shndërrohet në qendrën e dialogut ekonomik mes Shqipërisë dhe investitorëve ndërkombëtarë, me konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri”.

Ngjarja zhvillohet në kuadër të “Albanian Investment Forum” të organizuar nga Raiffeisen Bank International dhe Raiffeisen Bank Shqipëri, në bashkëpunim me Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Pjesë e forumit është edhe kryeministri Edi Rama që aktualisht ndodhet në Vjenë, i cili shoqërohet nga Ervin Mete dhe Blendi Gonxhe. Sipas organizatorëve, përmes këtij eventi Shqipëria do të prezantohet si një destinacion i ri për investime strategjike në fusha si energjia, infrastruktura, turizmi dhe teknologjia.

Megjithatë, konferenca ka sjellë edhe reagime nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kryeministri Rama ka anuluar udhëtimin e planifikuar drejt Nju Jorkut, duke shtuar se atje kishte “të rezervuara dreka e darka me liderët e rajonit”.

Ndërkohë, forumi që po mbahet në Vjenë pritet të krijojë partneritete afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Albanian Investment Corporation:

Albania: A New Frontier

 Nesër, Viena bëhet qendra e dialogut ekonomik me Albanian Investment Forum, organizuar nga Raiffeisen Bank International dhe Raiffeisen Bank Shqipëri në bashkëpunim me Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Shqipëria prezantohet si destinacion i ri për investime strategjike në energji, infrastrukturë, turizëm dhe teknologji.

 Ky forum synon të krijojë partneritete afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Shqipëria – porta e re e investimeve në rajon.

*****

Albania: A New Frontier

 Tomorroë, Vienna becomes the center of economic dialogue with the Albanian Investment Forum, organized by Raiffeisen Bank International and Raiffeisen Bank Albania in cooperation ëith the Albanian Investment Corporation (AIC).

Albania will shoëcase its potential as a prime destination for strategic investments in energy, infrastructure, tourism, and technology.

The Forum aims to build long-term partnerships for Albania’s sustainable development.

Albania – the new gateway for investment in the region.

Rama për “Albanian Investment Forum” në Vjenë,

Postimi i Albanian Investment Corporation

Back to top button
LAJMET E FUNDIT