Pse vajza juaj nuk shkollohet në Kosovë?”, Kurti i kthehet gazetares: I thoni pronarëve që t’ia…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shfaqur i tensionuar pas një pyetje nga një gazetare gjatë përurimit të një çerdheje në Orllan të Podujevës. Kurti u pyet aty se pse s’po e shkollon edhe vajzën e tij në Kosovë ndërsa po fliste për arritjet e qeverisë së tij në fushën e arsimit.

Pyetja: Në vazhdimësi po përkrahni projekte në arsim, a s’janë këto të mjaftueshme që edhe vajza juaj të shkollohet në Kosovë?Kurti: Unë po ju falënderoj shumë që po i ndiqni këto investime që po i bëjmë ne këtu, dhe natyrisht që unë kujdesem për të gjithë fëmijët e Kosovës dhe po bëjmë atë që s’ka bërë asnjë qeveri para neve.

Madje, të gjitha qeveritë marrë së bashku nuk mund të krahasohen me numrin e çerdheve që kemi hapur ne.

Katër çerdhe për 18 vjet në njërën anë dhe në anën tjetër i kemi për vetëm katër vjet 65 çerdhe ose të ndërtuara ose në ndërtim e sipë. Sa i përket televizionit tuaj, besoj që ju duhet t’u thoni pronarëve që t’ia ktheni 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT