Pronarët e agjencisë “Sunny Travel”, Ardi Gjuzi dhe gruaja e tij mashtruan klientët për rezervimet e pushimeve: U morën 17 milionë lekë (FOTO)

Ardi Gjuzi dhe bashkëshortja e tij kanë rënë në prangat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pasi kanë mashtruar klientët me rezervimin e pushimeve. Përfitimi i paligjshëm në dëm të qytetarëve është përllogaritur 17 milionë lekë.

Newsbomb.al mëson se Ardi Gjuzi, administrator i agjencisë turistike “Sunny Travel Albania”, është mbajtur në qeli me vendim të prokurorit, kurse bashkëshortja e tij E. Gj., 51 vjeçe është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.

Pronarët e agjencisë

Ardi Gjuzi, administrator i agjencisë turistike “Sunny Travel Albania”

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, kanë marrë kallëzime nga disa qytetarë, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, dhe menjëherë janë vënë në lëvizje.

Në drejtimin e Prokurorisë së kryeqytetit, janë kryer disa javë hetime sot është finalizuar operacionin policor i koduar “Rezervimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasve Ardi Gjuzi, 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike “Sunny Travel Albania”, dhe bashkëshortes së tij, E. Gj., 51 vjeçe, e punësuar në këtë agjenci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT