Programi “Rama 4” për shëndetësinë/ Rritje pagash me 25 % për bluzat e bardha, rindërtim për i të gjitha QSH-ve brenda 2029

Programi i qeverisë Rama 4 për shëndetësinë synon rindërtimin e të gjitha qendrave shëndetësore deri në vitin 2029 dhe transformimin e QSUT në qendër ekselence rajonale. Fokus është Shëndetësia Digjitale me receta elektronike dhe sisteme të integruara, rritja e pagave të mjekëve e infermierëve me 25%. 

Qeveria synon të zgjerojë shërbimet falas për kontrollin bazë dhe pensionistët, të forcojë kapacitetet diagnostikuese e spitalore dhe harmonizimin me mekanizmat e BE-së për krizat shëndetësore.  Një tjetër objektiv është që të sigurohet akses universal në barna moderne, rritja e personelit mjekësor dhe zhvillimi i shërbimeve të shëndetit mendor me bazë komunitare. 

Disa nga prioritetet kryesore në shëndetësi:  

– Rindërtojmë plotësisht të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat deri në vitin 2029. 

– Bëjmë realitet Shëndetësinë Digjitale, me receta dhe referime elektronike, sisteme të integruara spitalore dhe regjistra kombëtarë, që shërbimi të jetë më i shpejtë, më transparent dhe i harmonizuar me standardet më të avancuara të Bashkimit Europian. 

– Programi i Kontrollit Shëndetësor Bazë do të vazhdojë të ofrohet falas, ndërkohë për të gjithë pensionistët nuk do të ketë më limit moshe. 

– Rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve me 25% deri në vitin 2029 për të ruajtur konkurrueshmërinë. 

– Realizojmë harmonizimin me mekanizmat europianë të reagimit ndaj krizave shëndetësore, për një mbrojtje më të mirë ndaj epidemive dhe pandemive. 

– Rrisim numrin e mjekëve dhe infermierëve në sistem, duke u afruar standardeve të BE-së për raportin në numër banorësh. 

– Sigurojmë aksesin universal në barnat dhe trajtimet moderne e inovatore, duke garantuar cilësi dhe mbulim të barabartë për të gjithë qytetarët. 

 

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT