Policët e Fierit mësyjnë te “dritat e kuqe”, prangosen tutorët dhe dy vajzat nga Uganda! Sekuestrohet xhiro e madhe nga “puna”

Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit, pas një operacioni në një lokal në zonën e Mbrostarit, ku është zbuluar se ushtrohej prostitucion. Të arrestuarit janë tre tutorë nga Shqipëria dhe dy vajza nga Uganda.
Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan shtetasit Osjon Puka, 29 vjeç, banues në Fier, Klodjana Haskasa, 24 vjeçe, banuese në Peqin, Orkida Gajo, 32 vjeçe, banuese në Fier, Ruth Mutesi, 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Shaluëah Nalutaaya, 22 vjeçe, banuese në Uganda.
Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.