Po ndodh! Nis fenomeni i “Hënës së përgjakur”, si duket eklipsi nga Tirana (Live-Video)

Nga njëra anë, Dielli, nga ana tjetër, Hëna. Në mes, Toka, të rreshtuar në mënyrë të përkryer. Rezultati: një eklips i plotë hënor, një ngjarje që ndodh kur Hëna hyn tërësisht brenda hijes së planetit tonë.
Po ndodh këtë diel dhe do të jetë e mundur të shihet edhe nga Shqipëria. Ndryshe nga hera e fundit – 16 maj 2022 – nuk duhet të ketë probleme për shkak të reve.
Më konkretisht, sytë duhet të kthehen nga qielli sapo të lindë sateliti ynë, rreth orës 7:30 të mbrëmjes. Hëna do të jetë tashmë pjesërisht i eklipsuar. Momenti më mbresëlënës ndodh në orën 20:20 kur Hëna do të errësohet plotësisht. Fenomeni do të përfundojë pak para orës 23:00, kur sateliti të dalë nga hija.
Pse do të duket e kuqe?
Si gjithmonë në këto raste, gjatë fazës totale të eklipsit (por edhe gjatë fazës së avancuar të pjesshme), Hëna do të marrë një ngjyrë karakteristike dhe elegante bronzi: prandaj është edhe emri “Hëna e Kuqe”.
Keto jane pamjet e Henes mbremjen e sotme nga Tirana.
Eklipsi henor, i paralajmeruar me heret ka ndodhur ne oret e mbremjes.
Hena fillimisht ka qene e erresuar, pastaj eshte skuqur dhe pas ores 21.00 ka nisur te “dale ne drite”.
Disa imazhe te fenomenit, u publikuan edhe nga kryeministri Edi Rama.
“Eklipsi i plotë dhe spektakolar i Hënës, i njohur si “Hëna e plotë e grurit” – shkruan ai ne faqen e tij zyrtare.
Me poshte, fotot e realizuara edhe nga fotografi Arian Mavriqi:
Shfaqja e henes me kete ngjyre mbremjen e sotme ka ndodhur sipas astrofizikanteve si pasoje e pozicionit te planeteve per shkak te atmosferes mbi siperfaqen e tokes qe ka bllokuar driten blu te diellit duke lejuar ne kete pozicion vetem nuancen e kuqe te ndricoje henen ne kete forme per disa ore gjate mbremjes.