Pësoi infarkt në Voskopojë, Ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov niset me helikopter drejt Tiranës

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Korçës është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi pësoi infarkt.

Sipas raportimeve, Ambasadori Volodymyr Shkurov, gjatë qëndrimit në fshatin turistik të Voskopojës nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, ka shfaqur shqetësime dhe shenja të një infarkti.

Menjëherë Shkurov u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës ndërsa tashmë mjekët kanë vlerësuar se ai duhet të dërgohet në Tiranë.Gjendja e tij raportohet më e stabilizuar ndërsa të tjera detaje pritet të bëhen publike në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT