Për 25 minuta qeveria e Ramës mori votëbesimin e Kuvendit/ Nesër ministrat betohen para presidentit Begaj

Ministrat e kabinetit të ri do të betohen nesër para Presidentit Bajram Begaj. Report Tv mësoi se ceremonia e betimit do të mbahet nesër në orën 10:00, pas kaosit në Kuvend, ku u votëbesuan në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta. 

Me 82 vota pro, Kuvendi apo më saktë vetë mazhoranca si shumicë, miratoi programin qeverisës si dhe të 16 ministrat e kabinetit ‘Rama 4’. 

Pas marrjes së votëbesimit në Kuvend, ministrat duhet të betohen dhe përpara kreut të shtetit, presidentit të Republikës, Bajram Begaj, akti final ky i ‘zyrtarizmit’ të qeverisë së re. 

Pas betimit ministrat i drejtohen Kryeministrisë në këmbë, aty ku do të zhvillojnë mbledhjen e parë qeveritare. 

QEVERIA RAMA 4 

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës 

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme 

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 

Petrit Malaj – Ministria e Financave 

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit 

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit 

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit 

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale 

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit 

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë 

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes 

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor 

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë 

Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin 

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin 

 

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT