Peleshi zgjidhet me 84 vota PRO dhe 3 KUNDËR në krye të Kuvendit, demokratë iu bien tavolinave

Niko Peleshi është zgjedhur në krye të Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro, 3 kunder dhe asnje abstenim.

Procesverbali i votimit të fshehtë u lexua nga komisioni i ngritur.

Demokratët e Sali Berishës pasi hodhën në kuti pankarta dhe jo fletë votimi, tentuan ta pengojnë përmes zhurmës leximin e rezultatit.

Goditjes së tavolinave socialistët iu kundërpërgjigjën me duartrokitje.

Në votim morën pjesë edhe deputetët Ana Dajko nga ‘Shqipëria bëhet’ dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Në votim morën pjesë 87 deputetë në total.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT