“Paqja varet nga ne por Uashingtoni…”/ Zelensky bën deklaratën E VEÇANTË për Trump në OKB

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një deklaratë të veçantë për takimin e tij të fundit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Në momentet e fundit të fjalimit të tij, Zelensky përmend një “takim të mirë” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dje.
Ai thotë se e vlerëson mbështetjen e Uashingtonit, por shton, “në fund të fundit paqja varet nga të gjithë ne”.
“Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë, ju lutem flisni hapur dhe dënoni atë”, shton ai.
Megjithatë, Zelensky nuk hezitoi të bëjë thirrje për një angazhim më të madh dhe më të drejtpërdrejtë nga liderët botërorë për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës dhe për të siguruar kthimin e fëmijëve të rrëmbyer, lirimin e të burgosurve të luftës dhe rikthimin e pengjeve.
Ai theksoi se, pavarësisht mbështetjes së SHBA-së, paqja dhe fundi i luftës varen nga një veprim kolektiv global.
Në fund të fjalimit, ai i bëri apel komunitetit ndërkombëtar për të mos heshtur dhe për të folur hapur, duke dënuar ashpër agresionin rus, që, sipas tij, do të vazhdojë të përshkallëzohet nëse nuk ndalet.