Panik për Donald Trump, helikopteri i pëson defekt në ajër (VIDEO)

Helikopteri me të cilin po udhëtonte Presidenti i SHBA, Donald Trump, në Britaninë e Madhe, ka pësuar një defekt dhe ka bërë një ulje emergjente teksa ishte nisur drejt Aeroportit Stansted.

Sipas raportimeve, një problem hidraulik bëri që helikopteri të ulej në mënyrë emergjente në Aeroportin e Lutonit ndërsa Daily Mail ka publikuar dhe pamje nga momenti i nisjes.

Në bord ndodheshin Presidenti i SHBA, Donald Trump, bashkëshortja e tij, Melani Trump dhe stafi shoqërues.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, zhvilloi një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe ku nënshkroi dhe marrëveshje teknologjike për të forcuar lidhjet në fushat e inteligjencës artificiale dhe energjisë bërthamore.

Gjithashtu, Donald Trump mbajti dhe një konferencë për shtyp së bashku me Kryeministrin Britanik, Keir Starmer, ku folën gjithashtu edhe për luftën në Ukrainë, Gaza, etj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, deklaroi se është shumë i zhgënjyer nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT