Panairi më i madh në botë i argëtimit, moment historik në Oktoberfest: Shqiptarët do të parakalojnë me kostume kombëtare!

Organizimi i këtij viti i festivalit Oktoberfest në Gjermani do të shënojë një moment historik edhe për shqiptarët, pasi shoqatat që përfaqësojnë vendin tonë në Mynih kanë mundur të sigurojnë në paradën hapëse një parakalim të shqiptarëve me kostumet kombëtare.

Më 21 shtator 2025, shqiptarët do të jenë pjesë e parakalimit tradicional të Trachten-und Schützenzug më kuadër të festivalit që mbahet në Mynih dhe cilësohet si një nga panairet më të mëdha në botë.

Ata do të parakalojnë me kostumet tona kombëtare, duke njohur mijëra pjesëmarrësit nga gjithë globi me trashëgiminë dhe identitetin shqiptar.

Ngjarja historike mbledh çdo vit grupe të veshjeve tradicionale nga Gjermania dhe vende të tjera të botës, shoqëruar nga banda muzikore, karroca festive, njësi të shoqatave të ndryshme, si dhe prezantime nga traditat kulturore e sportive.

Parakalimi fillon në orën 10:00 të mëngjesit nga Maximilianstraße dhe përshkon disa nga sheshet dhe rrugët më të rëndësishme të qytetit, duke përfshirë Residenzstraße, Odeonsplatz, Ludwigstraße, Brienner Straße, Promenadeplatz, Stachus, Sonnenstraße, Schwantalerstraße, Paul-Heyse-Straße dhe përfundon në Oktoberfest Theresienwiese.

Për komunitetin shqiptar, ky është një moment historik dhe i veçantë – një mundësi për të treguar kulturën tonë në një nga festivalet më të njohura në botë, ku marrin pjesë mbi 7.000 pjesëmarrës dhe e ndjekin qindra mijëra vizitorë e miliona shikues përmes transmetimeve televizive.

Organizatorët shqiptarë nga shoqata Iliria Munich theksojnë se pjesëmarrja në këtë ditë do të jetë një mbështetje e madhe dhe një nder i veçantë për të gjithë komunitetin. “Pjesëmarrja juaj do na gëzojë dhe do na mbështesë në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë ne! Ju presim me zemër”, thuhet në reagim.

Panairi më i madh në botë i argëtimit, moment historik

Back to top button
LAJMET E FUNDIT