PAMJE TË FRIKSHME: Defenderi luksoz në mes të rrugës, asfalti “i skuqur” nga gjaku! Mister vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, e tërhoqën zvarrë apo u zvarrit i plagosur mes plumbave?!

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në rrugët e fshatit Salari të Tepelenës është veshur me mister. Pamjet nga vendi i ngjarjes janë vërtet të frikshme dhe ngrenë dyshime të forta mbi atë se çfarë ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën e fshatrave të Labërisë.

Siç shihet nga këto pamje që sjell newsbomb.al, 44 vjeçari ka qenë duke lëvizur me një mjet tepër të shtrenjtë dhe luksoz, Land Rover Defender më së paku i vitit 2020, me goma të çara nga plumbat ndërsa pjesa tjetër duket e padëmtuar.

PAMJE TË FRIKSHME: Defenderi luksoz në mes të rrugës,

Dy automjetet e rrethuara me shirit “vendngjarje” ne Salari

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të datës së sotme dhe deri në orën 10:30, mjeti ka qenë në rrugë. Ndërkohë, pas tij është dhe një fuoristradë tjetër Volkswagen Touareg, e cila është me dyert e hapura dhe mbi kofano janë vendosur piketat e provave nga ekspertët kriminalistë.

Dyshimet shtohen më tepër dhe nga gjurmët e gjakut që janë parë në vendngjarje, dy vija të trasha përpara mjetit që drejtohej nga shtetasi italian Edoardo Sarchi, që tregojnë se trupi i 44 vjeçarit është tërhequr zvarrë pas vrasjes ose është zvarritur vetë deri jashtë makinës, pas plagosjes.

PAMJE TË FRIKSHME: Defenderi luksoz në mes të rrugës,

Njollat e trasha te gjakut para mjetit Land Rover

Sipas të dhënave paraprake, 44 vjeçari italian kishte dalë për gjah me persona të tjerë dhe makina ku ata udhëtonin është qëlluar me breshëri plumbash. Kështu ka deklaruar dhe shoferi në dëshminë e tij paraprake.

Mirëpo, vetë Policia ka sqaruar se trupi i Edoardo Sarchit është gjetur i pajetë buzë rrugës në vendin e quajtur Dilan, mes Nivicës dhe Salarisë. Edhe ky detaj e shton më tepër misterin, kush ishin personat që e shoqëronin italianin dhe kush e njoftoi Policinë e Tepelenës.

PAMJE TË FRIKSHME: Defenderi luksoz në mes të rrugës,

Fuoristrada tjetër Volkswagen Touareg ne vnedngjarje

Grupi hetimor pritet të dalë më vonë këtë të shtunë me një deklaratë më të saktë rreth rrethanave të ngjarjes, shkaqeve dhe personit apo personave të dyshuar.

Deri tani, Gazmend Braçe është autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në zonën e Salarisë në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate dhe sipas informacioneve paraprake, Policia e ka identifikuar vrasësin e dyshuar, por ende nuk e ka arrestuar.

PAMJE TË FRIKSHME: Defenderi luksoz në mes të rrugës,

Goma e çare e mjetit Land Rover

Grupi hetimor i ngritur nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, beson se Braçe është fshehur në Gusmar dhe ndaj po bëhen përpjekje për lokalizimin dhe prangosjen e tij. Deri tani, nuk është kërkuar ndihmë nga Tirana për Forcat Speciale.

Edoardo Sarchi, biznesmeni italian i vrarë në fshatin Salari të Tepelenës, pak pas mesnate fabrikën italo-shqiptare të tullave dhe tjegullave në Laprakë, “TEGOLA EDILCENTRO”, raportoi ekskluzivisht newsbomb.al këtë të shtunë, datë 27 Shtator.

PAMJE TË FRIKSHME: Defenderi luksoz në mes të rrugës,

Fabrika e Tullave “Edil Centro”, ne Tiranë

Kjo kompani është themeluar në vitin 2003 në Tiranë (sipas të dhënave të deklaruara në QKB) dhe është një nga fabrikat më të fuqishme në Shqipëri për prodhimin dhe eksportimin e tullave dhe tjegullave të cilësisë së lartë.

Në vitin 2003, pas suksesit të madh me tullat, është themeluar dhe kompania TEGOLAedilcentro Ltd. Dy muaj pas themelimit të saj, kompania filloi investimin e parë të këtij lloji në Shqipëri, prodhimin e tjegullave. Investimi bazohet në teknologjinë bashkëkohore evropiane.

Pra, në total të dyja kompanitë që kanë të njëjtin pronar, zënë një sipërfaqe më shumë se 80.000 m2 në zonën e Laprakës dhe investimi është më shumë se 20 milionë euro ose 20 miliardë lekë, përcjelll newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT