PAMJE BRENDA LOKALIT/ Ky është Armando Pali, punonjësi i IKMT-së që u vra sot në Shkodër! Xhama të thyer dhe trupi i viktimës i “larë” në gjak

Personi që shihni në foto është Armando Pali, ish-anëtari i këshillit bashkiak të qytetit të Shkodrës i cili mbeti i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne gjatë antentatit në qendër të qytetit.

Pali në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ishte duke konsumuar kafe brenda ambientit të një lokali në afërsi të Bashkisë së Shkodrës dhe shkollës “Kolë Idromeno”, së bashku me mikun e tij Erogen Vaso i cili dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e autorit.

PAMJE BRENDA LOKALIT/ Ky është Armando Pali, punonjësi i

Armando Pali

Si pasojë e breshërisë së plumbave mbeti i vdekur Pali, punonjës i IKMT-së në Shkodër, ndërkohë u plagos Vaso si dhe kamarieri i lokalit dhe një grua e cila po konsumonte kafen e mëngjesit.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme të kapura pak minuta pas atentatit, trupi i Palit është i shtrirë brenda ambienteve të lokalit dhe i mbuluar në gjak.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT