Pacientja me kancer nuk jeton më, gazetari nxjerr letrën e së ndjerës: E bëra biopsinë te “Selvia”, doktoresha e shtetit punonte aty (INVESTIGIMI)

Gazetari Osman Stafa ka publikuar në emisionin “Kjo Javë” letrën e një gruaje e cila sot nuk jeton më, ndërsa akuzat ndaj QSUT-së për keqtrajtim janë të pafundme.

Gruaja e cila ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në vitin 2020, kur ishte ende gjallë i dërgoi një letër drejtuesve të lartë të QSUT-së, duke kërkuar shpjegim se si e lejojnë që tu vonohen analizat që përcaktojnë terapinë.

Sakaq, gruaja e cila vuante prej kohësh, në letrën drejtuar krerëve të spitalit, akuzon se i kanë thënë që analizën ta bëjë në një klinikë private, aty ku punonte edhe një mjeke e spitalit.

“Laboratori kishte harruar të më bënte analizën që tregonte përhapjen e kancerit dhe nisjen e terapisë. U kthyem në laborator për analizën dhe ata me sjellje arrogante na tha që mos na mësoni, se ata që na kërkonin këtë analizë janë perversë.

Ata na thanë se kjo analizë nuk bëhej dot për momentin se duhet të bëhej tenderi, ndaj duhet ta bënin në privat dhe duhet ta bënim në një klinikë pranë Rrugës së Dibrës. I kërkova me shkrim të ma jepte se shteti nuk ma bën këtë analizë, ajo më nxorri jashtë nga zyra.

E rënduar nga sëmundja i thashë se si mund të tregoheshit kaq indiferente ndaj fatkeqësisë së tjetrit pasi këtë gjë të ma thonin që kur mora përgjigjen e biopsisë.

Përballë faktit të kryer, e kreva analizën tek klinika “Zoja e Këshillit të mirë dhe përgjigjia që mora më tmerroi. Nga grada e tretë unë dola me gradën e dytë të tumorit. U tmerrova se si na trajtojnë, duke na mjekuar gabim”, shkruante pacientja e ndjerë në letrën e saj.

Gazetari Osman Stafa hodhi akuza ndaj Majlinda Ikonomit, shefe e laboratorit të biopsisë në QSUT, se kjo e fundit detyron pacientët nga spitali shtetëror të shkojnë në klinikën private LDM, ku punon dhe vetë.

Pacientja me kancer nuk jeton më, gazetari nxjerr letrën e së

Back to top button
LAJMET E FUNDIT