“Opozita po lufton betejat e së shkuarës”, Shabani: Përballë një partie në pushtet nuk mund të fitohet me akuza boshe

Kreu i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani, ka kritikuar opozitën për qasjen e saj të deritanishme, duke e akuzuar për përqendrim të tepruar tek e shkuara.

“Opozita po tenton të luftojë beteja të shkuara. Janë ende tek zgjedhjet e 11 majit. 11 maji mbaroi, doli një rezultat. Forcat e reja që hyjnë në Parlament e kanë pranuar rezultatin. Tani është koha të flasin për çfarë do bëjnë, jo për çfarë ndodhi,” deklaroi ai në një intervistë për “News 24”.

Ai u shpreh se përballë një partie në pushtet nuk mund të fitohet me forcë apo akuza boshe, por vetëm me vizion, alternativë dhe legjitimitet.

Shabani shtoi se shumë qytetarë ende nuk besojnë në politikë, ndaj mbetet detyrë e brezit të ri të rindërtojë besimin e humbur.

Në përmbyllje, kreu i Nismës “Thurje” i bëri thirrje publikut dhe politikës që të zhvendosin fokusin nga individët tek planet konkrete qeverisëse dhe përdorimi i taksave publike.

“Kemi humbur kohë me emra dhe zgjedhje. Askush nuk po flet se çfarë do bëjë qeveria me paratë e qytetarëve. Interesi duhet të jetë tek plani, tek veprat, jo tek fasada,” përfundoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT