Një ditë pas votimit të propozimit për shkarkimin e Veliajt, Rama mbledh sot ministrat dhe deputetët e Tiranës! Takimi në orën 18:00…

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Gazetarja e Report TV, Raziela Myslimaj raporton se takimi do të mbahet në orën 18:00 në kryeministri. 

Ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi këtë pasdite, por vjen një ditë pas votimit të propozimit për shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak. 

Pasditen e djeshme, Këshilli Bashkiak mblodhi 3 kërkesat për shkarkimin e Veliajt; atë të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të këshilltarit Endri Shabani, duke i votuar me 50 vota pro si një e vetme. 

Votimi i propozimit për shkarkim do t’i dërgohet Prefektit të qarkut dhe më pas do të shkojë në Këshillin e Ministrave, i cili do të thotë edhe “fjalën” e fundit për shkarkimin e Veliajt. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT