Një avion rus fluturon pranë Alaskës/ Alarmohen SHBA-të, ngrenë në fluturim 4 “luftarakët” F-16

Një avion ushtarak rus që fluturonte pranë Alaskës, në hapësirë ajrore ndërkombëtare, alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Menjëherë në fluturim u ngritën 4 avionë luftarakë F-16. Në fluturim u ngrit edhe një avion mbikëqyrës amerikan. 

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, që interceptoi mjetin e fluturimit, bëri me dije se avioni rus qëndroi në hapësirë ajrore ndërkombëtare dhe nuk hyri në hapësirën ajrore amerikane ose kanadeze. 

Vendet e NATO janë në gatishmëri pas disa rasteve të javës së kaluar, kur avionë dhe dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s në Evropë. 

Megjithatë, rasti i sotëm nuk shihet si kërcënim, pasi aktiviteti rus në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore ndodh rregullisht. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT