Nigel Farage i rikthehet debatit me Ramën: Do të shkoj për drekë dhe do të mbush një avion plot me të burgosur që do deportohen

Deputeti britanik dhe drejtuesi i partisë Reform UK, Nigel Farage ka deklaruar një ditë më parë se do të drekojë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar rreth dorëzimit të kriminelëve të burgosur në Britaninë e Madhe, të cilët sipas tij, janë një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Përpara anëtarëve të Reform UK, Farage u shpreh se do të takohej me Ramën dhe se me vete po planifikonte të merrte një numër të burgosurish me qëllim deportimin.

Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete (të burgosur), nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën“, u shpreh Farage.

Nigel Farage dhe Edi Rama disa javë më parë kanë zhvilluar mes njëri-tjetrit një debat virtual mbi numrin e saktë të burgosurve shqiptarë në Britani. Britaniku pretendoi se shifrat flisnin për një raport 1 me 50 shqiptarë të burgosur ndërsa Rama hodhi poshtë këtë raport duke deklaruar se shifrat reale flasin për 1 në 100 shqiptarë.

Ndërkohë disa ditë më parë, politikani britanik prezantoi planin e partisë së tij për deportimin nga Anglia të mijërave emigrantëve të burgosur në drejtim të shteteve të tyre. Në listën e 10 shteteve, Shqipëria nuk ishte pjesë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT