Nga Gazprom te teknologjia ushtarake, BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Komisioni Evropian ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi këtë të premte, 19 shtator, zëdhënësja Paula Pinho. Masat e reja synojnë kartat e kreditit, importet e hidrokarbureve dhe asetet e kompanive ruse, si pjesë e mbështetjes për Ukrainën.

Presidentja Ursula von der Leyen kishte paralajmëruar përmbajtjen kryesore të paketës, ndërsa ministri italian Giancarlo Giorgetti shprehu dyshime për përdorimin e aseteve të ngrira të oligarkëve rusë për të ndihmuar Ukrainën, duke përmendur kufizime ligjore dhe reputacionale.

Paketa e re përfshin:

-Kufizim të eksportit të teknologjive ushtarake, duke goditur 45 kompani ruse dhe të vendeve të treta që furnizojnë industrinë ushtarake të Moskës.

-Goditje ndaj gazit dhe naftës: 119 anije të dyshuara si pjesë e “flotës fantazmë” shtohen në listën e zezë të BE-së. Objektivi është ndalimi i importit të gazit natyror të lëngshëm rus deri më 1 janar 2027.

-Ndalim i transaksioneve me kriptovaluta dhe kufizime për platformat digjitale.

-Kartat e kreditit ruse goditen përmes bllokimit të sistemeve të pagesave të shpejta.

-Gazprom dhe Rosneft përjashtohen nga çdo transaksion, përfshirë edhe kompanitë e vendeve të treta si Kina. Të ardhurat nga nafta ruse në Evropë kanë rënë me 90% në tre vitet e fundit.

Von der Leyen shtoi se BE-ja po punon për një zgjidhje që të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës: Kjo është lufta e Rusisë dhe ata që e shkaktuan duhet të paguajnë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT