Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Burime pranë PS kanë bërë të ditur se Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore i besohet Damian Gjiknuri.

Ky vendimin është marrë sot teksa u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Po ashtu mësohet se Komisioni i Ekonomisë do të drejtohet nga Milva Ekonomi, ndërsa Blendi Klosi do të jetë në krye të atij të bujqësisë. Anila Denaj te Burimet Natyrore, ndërsa Erjona Ismailaj zëdhënëse e grupit.

1-    Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton mazhoranca Milva Ekonomi

2-    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton mazhoranca Ulsi Manja

3-    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton mazhoranca Bledi Çuçi

4-    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton opozita

5-    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – drejtohet nga opozita

6-    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga mazhornca Anila Denaj

7-    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Drejton Opozita

8-    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – drejton mazhoranca Blendi Klosi

9-    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton opozita

10-   Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Drejton mazhoranca – Igli Hasani

11-   Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton mazhoranca Fatmir Xhafaj

12 – Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri

13 – Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT