Nesho: Ose duhet të marrim malet për shkak të Ramës, ose duhet të dalë dikush të marrë përsipër burgun…

Agim Nesho thotë se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, ose duhet të marrin malet, ose dikush duhet të dalë e të marrë përsipër burgun.
“Ishte një moment ‘de facto’ i zhdukjes së pluralizmit. As Putin s’e ka lënë që programi qeverisës të mos jetë në diskutim, e lejon debatin, as Maduro, asnjë lider tjetër. Kur pyet AI kush janë parlamentet që s’kanë lejuar debat, përherë të parë në 30 vjet në Shqipëri, del ish-Bashkimi Sovjetik, Hitleri, Duçja etj, dhe kur vjen puna te një regjim diktatorial, thotë se aq të gjata i bëjnë programet që të jenë të lodhshme për qytetarët.
Jam dakord që kjo ishte shoë i shpifur i Ramës, që s’i dha mundësi opozitës. Tempulli i ligjeve është, që opozita të jetë brenda kornizës kushtetuese, ose themi kemi regjimin e Ramës e të ikim në mal. Së dyti ishte fyese. Një opozitë që dëgjon një robot i programuar, me atë që do Rama, është fyese për atë që e dëgjon.
Rama s’ka asnjë përgjegjësi. Vodhi zgjedhjet, bëri farsë të madhe e sheh që pushteti s’mbahet me debate, ky është mbreti lakuriq, gangster që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe vazhdon të mbajë pushtetin për arsye të moskrijimit të faktorëve të përgjithshëm e të brendshëm.
Është kontrata sociale që populli ka me qeverinë e radhës, duket që ne s’kemi një pritje të shpejtë që të kemi standardet e respektimit të standardeve që ka Nepali e Sri Lanka. Faktori i jashtëm është loja që ky po bën.
Po e çon Shqipërinë në varr. Janë shfaqje që të jetë në qendër të vëmendjes, shpalli shtetin e Bektashinjve. Sot kërkon të realizojë që ky është njeriu i vizioneve, jo një Ramaduro. Opozita ka shumë të drejtë, mundësitë janë minimale. Ka një strategji politike që opozita duhet ta rishikojnë.
S’përballohet me normalitet, duhet zhvilluar nga gjithë ne. Duhen prerë tentakulat e blerjes së votave…marrëveshje e heshtur mes përfaqësuesve të BE dhe Ramës, asnjë nga vendet anëtarë që Shqipëria me këtë lidhje me krimin, e drogën, mbrojtjen e qeverisë për pastrimin e parave s’ka të ardhme të Shqipërisë evropiane.
Sot është që ky horr politik duhet të zhduket nga Shqipëria. Opozita të mos nis të thotë për reformim, janë lojërat e Ramës. Duhet dikush që merr përsipër burgun, do të jetë periudhë e gjatë që do ta luftojë e përballojë për rikthimin e demokracisë. Përpara një diktature s’ke ç’bën”, tha ai në televizionin e familjes Berisha.