Në dorë, një dyfek, në brez me kobure: Adriana Kalaja poston montazhin me Manastirliun

Adriana Kalaja po merr mbështetje si kandidate për Tiranën nga disa emra outside udhëheqjes së PD-së, por të njohur si radikalë. Në fillim e mori nga avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili në një video direkte deklaroi se Kalaja është luftëtare dhe është kandidatja më e mirë.

Më pas zëra të tjerë që cilësohen si “radikalë” nuk kanë vonuar mbështetjen, siç ka qenë një nga piktori Avni Delvina. i njohur më shumë për instalacionet apo montazhet pamore politikisht të forta. Ai ka bërë një montazh duke vendosur kokën e Adriana Kalasë, në trupin e një luftëtari shqiptar të periudhës osmane, ku përveç një dyfeku që mban në mes këmbëve, ka edhe një dorë me kobure në brez.

Sipër është imazhi i Diellës së qeverisë ku ka montuar kokën e Ogerta Manastirliut, kandidates së PS-së për bashkinë Tiranë. Kjo duket i ka pëlqyer Adriana Kalasë, e cila në faqen e saj, pasi poston montazhin, shkruan: Faleminderit dhe mirënjohje pafund, Miku im i Nderuar Avni Delvina.  Si gjithmonë, brilant, gjithë sqimë dhe shumë largpamës.

Ndërkohë në një postim tjjetër nuk i kursen kunjat për lidershipin e PD-së, kur thotë se kandidati nuk zgjidhet me metodën e qershive të urinuara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT