Ndeshja Shqipëri-Serbi në 2014/ Rama ZBULON bisedën me policin serb: Kishin caktuar në stadium forca që…

Olsi Rama ka rrëfyer të tjera detaje nga ajo ndeshje famëkeqe e 2014 mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku serbët e shndërruan stadiumin në një fushëbetejë.

Në vendin ku ishin pozicionuar shqiptarët, autoritetet serbe kishin caktuar policë të cilët dinin shumë mirë shqip.

“Në momentin pas dronit, u dynd policia, xhandarmëria dhe forcat speciale. Te llozhat tona u fut një person, e më pas më mbajtën. Më pas në radio flisnin, që është ai me bluzë të kuqe (ditën e ndeshjes kishte të veshur një bluzë të kuqe), mbajeni”, tregon Olsi Rama.

Ky i fundit ka rrëfyer se pas konfrontimit me dy policë, ka ndërhyrë një i tretë, i cili i ka folur në shqip.

“Në momentin që unë u konfrontova me këto dy policët, oficeri i cili ishte futur në llozhë më kthehet në shqip dhe më thotë “qetësohu qetësohu, nuk ka problem”. Të gjithë ata që ishin aty dhe një xhandar që kishin lënë tek dera jonë komunikonin në shqip, flisnin goxha mirë”, tha Olsi Rama për “Exclusive” në Top Channel, me Endi Tufa.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT