“Mori hak për vëllanë”/ Zbardhet nga SPAK vrasja e Klevis Lleshit, një i arrestuar, tre në kërkim. Ja cili ishte porositësi…(EMRI)

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa mbetjet e trupit të pa jetë të 21-vjeçarit u gjetën në një fshat në Kurbin. 

Burime bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste, prej të cilëve është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme vetëm njëri.

Ndërkohë tre të tjerët janë shpallur në kërkim. 

Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit. 

Mësohet se Operacionalja ka ushtruar kontroll në Mamurras, ndërsa momentalisht po ushtrohen kontrolle në Kamëz dhe Fresk. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT