Misteri i bombave, kapet pas dy dekadash i shumëkërkuari nga FBI

Një i dyshuar për sulme me bomba, i cili ishte në listën e personave më të kërkuar të FBI-së dhe që ishte zhdukur për 21 vjet, pritet të dalë këtë javë para gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ku do të vendoset nëse do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë.

Autoritetet amerikane besojnë se Daniel Andreas San Diego ka lidhje me grupet ekstremiste për të drejtat e kafshëve dhe është i dyshuari kryesor për një seri shpërthimesh në zonën e Gjirit të San Franciskos në vitin 2003.

Pasi e ndoqën për plot 104 km, agjentët e FBI-së zbuluan një “laborator bombash” në makinën e tij, të cilën e la në mes të rrugës.

Kështu, San Diego u zhduk për më shumë se dy dekada, derisa u gjet vitin e kaluar në një shtëpi të izoluar në veri të Wales, ku njihej si Danny Webb.

Në seancën gjyqësore që do zgjasë pesë ditë në Gjykatën e Westminster-it, do të vendoset fati i tij, nëse San Diego do të kthehet në SHBA për t’u përballur me akuzat për shpërthim me bomba dhe terrorizëm.

FBI e konsideronte tejet të rrezikshëm, ndërsa gjentët e vjetër thonë se ka pasur raste për ta arrestuar më herët.

Sulmet e vitit 2003, ku San Diego ishte protagonist, kishin për qëllim korporatat që testonin produktet mbi kafshët. Askush nuk u lëndua, por agjentët thonë se bomba e dytë ishte vendosur për të goditur ekipet e emergjencës.

Arrestimi i tij pas më shumë se 20 vjetësh tregon se FBI-ja nuk harron, dhe drejtësia shkon në vend gjithmonë. San Diego po mbahet aktualisht në burgun me siguri të lartë Belmarsh në Londër dhe ka refuzuar të japë ndonjë koment.

The post Misteri i bombave, kapet pas dy dekadash i shumëkërkuari nga FBI first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT