“Merr timonin” e politikës së jashtme, Elisa Spiropali: Bashkë drejt së ardhmes evropiane!

Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i besuar drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në një postim në Facebook, ajo e cilëson këtë detyrë si nder dhe përgjegjësi të madhe, pas periudhës kur drejtoi Kuvendin e Shqipërisë.

“Drejt Shqipërisë 2030! Nder dhe përgjegjësi për mua që pas drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, të marr besimin e Kryeministrit Rama dhe Asamblesë Socialiste për të drejtuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Integrimi i Shqipërisë në familjen tonë natyrale europiane brenda 2030-s nuk është thjesht objektiv politik, por misioni ynë historik”, shkruan Spiropali.

Spiropali thekson se prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë do të jenë prioritet i punës së saj, duke e konsideruar integrimin europian si detyrë jetësore dhe historike.

“Prestigji, forca dhe dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo janë, kanë qenë dhe do të jenë detyra e nderi i jetës sime. Me besim të palëkundur dhe shumë sfida përpara, ecim së bashku drejt të ardhmes europiane. Mirënjohje”, përfundon ajo.

 

 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT