Me 800 mijë lekë rrogë quhesh i varfër?! Plas debati në studio, pedagogia: Nuk është…

Helena Halilaj, pedagoge e komunikimit, ka folur për jetën ekonomike-sociale në Shqipëri.

Pedagogia Helena Halilaj është përplasur në studio me gazetarin e Top Channel, Ronaldo Sharkën i cili tha se një mësues në Shqipëri me 800 mijë lekë rrogë quhet i varfër.

Pjesë nga biseda:

》Gazetari: Edukimin financiar nuk besoj se ka mundësinë që ta japë një mësues me 800 mijë lekë rrogë.

》Helena800 mijë lekë është mirë

》Gezetari: Jo, nuk është mirë, është varfëri. A do të flasim hapur? 800 mijë lekë në kohërat që jetojmë, është një rrogë e një të varfri.

》HelenaNe duhet të flasim se si kemi ndryshuar, se e dimë shumë mirë që rrogat e mësuesve kanë qenë shumë më pak. Kjo është rrogë mesatare.

》Gazetari: Jo, nuk është rrogë mesatare. Me 800 mijë lekë në Shqipëri, je i varfër.

》HelenaAtë që ti e quan varfëri, të tjerët e quajnë gjendje normale.

》Gazetari: Çfarë bëhet sot në Shqipëri me 800 mijë lekë? Do paguash qira, vendin e parkimint, faturat e celularit, gjobat e makinës?

》HelenaGjobat e makinës nuk i merr, mund të udhëtosh dhe me autobus, jo me makinë… Edhe progresiviteti ekonomik nuk është aq i lehtë edhe tek vendet e tjera. Ne kemi dëshirën ta bëjmë kalimin nga student direkt me Benz, me Porsche, të shkojnë në një vend pune ku të kenë luks.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT