Më 12 shtator nis sesioni i ri parlamentar, Bardhi ironizon Begajn: Çfarë turpi, po sillet si “ministër” i Ramës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar presidentin e Republikës, Bajram Begaj i cili ka dekretuar datën 12 shtator për të nisur seancën e parë parlamentare në Kuvend.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Bardhi teksa publikon një karikaturë thekson se Begaj zbaton “urdhrat” në shërbim të kryeministri Edi Rama.

Sipas Bardhit, në krye të Presidencës është një “ministër” që komandohet nga Rama.

“Shqipëria nuk ka President të Republikës, por një ministër të Ramës në Presidencë, që firmos çdo gjë që urdhëron Taulant Balla. Çfarë turpi, çfarë niveli mediokë”, shkruan Bardhi teksa publikon karikaturën më poshtë:

Më 12 shtator nis sesioni i ri parlamentar, Bardhi ironizon Begajn:

Karikatura e publikuar nga Gazment Bardhi

Kujtojmë që më 11 shtator, kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste do të bëjë publike emrat e kabinetit të ri qeveritar e cila si kurrë më parë në 35 vite demokraci ka marrë “bekimin” e shqiptarëve për të qeverisur 4 mandate radhazi.

Gjithashtu Begaj u ka dërguar edhe një mesazh qyetarëve dhe deputetëve, ku ka rikujtuar se  Shqipëria ndodhet përpara një momenti historik në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT