Makth në jug të Shqipërisë, batanije të vjetra dhe minj/ Për një aksident, holandezi paguan 12 mijë euro për t’u liruar nga burgu

Pushimet e Perry Beenen nga Veldhoven, Holandë, në Shqipëri u kthyen në një përvojë të frikshme. Ai dhe familja e tij kishin ardhur për plazh dhe eksplorim, por një aksident rrugor në jug të vendit më 6 gusht përfundoi me arrestimin e tij dhe gjashtë ditë në qeli.

Pasi makina me qira u përplas ballë për ballë me një tjetër automjet, policia shqiptare e shoqëroi Perry-n në komisariat dhe më pas e akuzoi për “shkaktim aksidenti me plagosje”. “Në Holandë thjesht plotëson një formular dëmshpërblimi, por këtu gjithçka ishte kaotike. Pak para se të më fusnin në furgonin e policisë, munda ta shikoja gruan time për herë të fundit,” tregoi ai për mediat holandeze.

Perry përshkroi kushtet në qeli si të rënda: “Ishin batanije të vjetra, tualet i vogël dhe mbetje të jashtëqitjeve të minjve.” Gruaja e tij, Annelies, pagoi rreth 12 mijë euro për lirimin me kusht.

Ministria e Jashtme holandeze ka paralajmëruar turistët për rrezikun e arrestimeve pas aksidenteve rrugore në Shqipëri, duke theksuar se procedurat ligjore janë ndryshe nga ato të Bashkimit Evropian dhe mund të çojnë në pasoja të rënda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT