LIVE/ Qeveria ‘Rama 4’ mbërrin në Presidencë, mbahet ceremonia e betimit

Një ditë pas miratimit të programit qeverisës dhe kabinetit të ri me 82 vota në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj do të bëjnë sot betimin në Presidencë. Pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re.