Lala pyet hapur Kalanë: Nëse kandidoni ç’do të bëni me kullat?

Gazetarja Klodiana Lala e pyeti se çfarë do të bënte me kullat. Kalaja i është përgjigjur se se do të ketë tolerancë zero për ndërtimet në Tiranë dhe një auditim të thellë.
Kandidatja për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u pyet për një deklaratë të sajën të bërë rreth tre vite më parë, ku kishte thënë se do t’u vinte tritolin kullave në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala e pyeti në lidhje me deklartatën e saj, se çafrë do t’u bënte kullave.
Kalaja u shpreh se mund të me dëmtojë kjo deklaratë, por unë nuk ndyshoi parimet e mija dhe do të mbaj të njëjtin qëndrim.
Pjesë nga biseda
Lala: Zonja Kalaja, ka një problem të madh. Për disa nga kullat në Tiranë është thënë se ka interesa të drejtpërdrejta nga opozita. Si mund të pretendoni ju të rrëzoni këto kulla, se ka dyshime. Do të shkojë një kandidate në garë kur ka të dhëna që ka interesa.
Kalaja: Mund të më dëmtojë kjo deklaratë. Unë nuk ndryshoj nga parimet e mia. Unë po e deklaroj. Do të kem të njëjtën qëndrim zero tolerancë. Fillimisht do të zbatoj kompetencat që më lej ligji, jo të kryeministrit. Nëse nesër do të jem kryetare do të bëj auditim të gjitha lejeve të ndërtimit.
Xama: Pra në aspektin administrativ, jo atë të parave të pista.
Kalaja: Vetë bashkia e Tiranë do të vendosë në lëvizje Agjencinë e Pastrimit të Parave, qoftë më kallëzime në organin respektiv.
Rakipi: Sapo i vure një minus kandidimit.