Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor. 

Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK, me përjashtim të Altin Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë mbajtur këtë post. Pra 18 prokurat e tjerë të posaçëm kanë të drejtën e aplikimit. 

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë sot u hap procedura e aplikimit dhe të gjithë ata prokurorë që duan të kandidojnë do të duhet të shprehin interesin e tyre deri në datën 8 tetor. 

Më pas kandidatët pasi të kalojnë edhe një proces vettingu do të merren në pyetje.  

 Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK: 

1-Adnan Xholi 

2-Anita Jella 

3-Alfred Shehu 

4-Behar Dibra 

5-Bledar Maksuti 

6-Doloreza Musabelliu 

7-Dorina Bejko 

8-Dritan Prençi 

9-Edvin Kondili 

10-Elida Kaçkini 

11-Elvin Gokaj 

12-Ened Nakuçi 

13-Enkeleda Millonai 

14-Klodjan Braho 

15-Manjola Kajana 

16-Ols Dado 

17-Sotir Kllapi 

18-Vladimir Mara 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT