Kreu i ri i SPAK: Kush janë 4 kandidatët që kërkojnë “postin” e Altin Dumanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se më 17 shtator do të hapë garën për të aplikuar kandidatët për postin drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
SPAK-u në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri, ashtu siç e përcakton ligji që mandati i kreut të institucionit është 3-vjeçar dhe zgjedhja e tij bëhet në KLP.
Sipas të dhënave që ka siguruar “CNA” nga burime të saj jozyrtare, deri në momentin e tanishëm janë 4 emra që mund të garojnë për kreun e SPAK-ut:
1- Adnan Xholi është emri më i përfolur deri tani në garën për kreun e SPAK-ut. Xholi është një nga njerëzit që qëndron dhe e kemi parë shpesh në krah të majtë të Dumanit në komisionet parlamentare apo takimet e tjera publike.
2- Vladimir Mara, një tjetër prokuror në SPAK, një emër që pretendon. Në disa dosje dhe arrestime tëbujshme qëndron firma e tij.
3- Emri i tretë në garë është Klodian Braho, prokurori i dosjes “5D” dhe inceneratorit të Elbasanit.
4- Emri i katërt, jo i fundit dhe jo më i parëndësishmi, është Anita Jella. Një prokurore me integritet dhe në rast se do të zgjidhej ajo për herë të parë SPAK-u do të kishte një zonjë në krye të institucionit.