Kishte në banesë kokainë, municione dhe armë të ftohta, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Një 48-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij u gjetën sende të kundraligjshme. 

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se 48-vjeçari me iniciale A.B. posedonte këto sende dhe organizuan punën. 

Gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, efektivët e Komisariatit Nr.1 gjetën në shtëpinë e 48-vjeçarit lëndë narkotike kokainë, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak. 

Ndaj 48-vjeçarit rëndojnë 3 akuza; mbajtje pa leje e municionit, mbajtje pa leje e armëve të ftohta dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike. 

Njoftimi i Policisë së Tiranës: 

Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari. 

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit. 

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. 

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT