Kategoria e Parë, Pogradeci mposht Laçin, Besa humb ndaj Apolonisë

Kategoria e Parë zhvilloi katër ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e tretë.

Bie në sy fitorja e Pogradecit ndaj Laçit. Liqenorët triumfuan minimalisht, duke u konfirmuar mes pretendentëve për ngjitjen në elitë.

Kurbinasit pësojnë humbjen e parë sezonale dhe humbasin kryesimin, që tashmë mbahet nga Skënderbeu me 7 pikë.

Në krahun tjetër, Pogradeci ngjitet i treti me 5 pikë. Surprizë ishte edhe humbja e Besës ndaj Apolonisë me rezultatin 2-1. Në tre javët e para, kavajasit numërojnë dy barazime dhe një humbje.

Dy duelet e tjera, Luftëtari-Burreli dhe Kastrioti-Korabi u mbyllën në barazim pa gola.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT