Julian Deda tallet keq me Flamur Nokën: Kandidati i duhur për Bashkinë e Tiranës, i bukur dhe shumë dimensional

Aktori Julian Deda, me anë të një postimi në llogarinë e tij në rretin social “FaceBook” , ka ironizuar deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Nokën.
Në një formë tallse në statusin e tij në FaceBook ai shprehet se Flamur Noka i plotëson të gjitha kriteret dhe dimensionet, për të kandiduar për bashkinë e Tiranës.
“Është mjek i niveleve europiane. Ka qënë minister, pra, ka eksperiencë ne qëndisje projektesh dhe letrash”, shkruan ai ndër të tjera.
Ai e mbyll shkrimin duke thënë se deputeti i PD është edhe i bukur, dhe se vetëm me anë të tij mund të fitohet beteja kundër regjimit.
Postimi i plotë i Julian Dedës:
Nisur nga rrethanat, une mendoj se,PD duhet te kandidoje ne garen per bashkine e Tiranes Dr. Flamur Noken.
Personalitet i shquar, i cili ploteson te gjitha kriteret dhe dimensionet. Eshte mjek i niveleve europiane. Ka qene minister, pra, ka eksperience ne qendisje projektesh dhe letrash. Organizimin e Partise per te larguar sa me shume demokrat e njeh shume mire, mund te mos njohe shume gjera por partine e njeh. Thone se, ka edhe shqisen e gjashte, per kete detaj ju sqaron me mire gazetari Ç. P.
Por mbi te gjitha eshte edhe i bukur.
Vetem keshtu mund ta fitojme betejen kunder regjimit