Java e Kulturës Kineze në Shqipëri

Si një traditë disavjeçare, nisi të hënën në Tiranë Java e Kulturës Kineze, e organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës si dhe institucione të tjera kulturore dhe artistike.

Me një program të pasur që përfshin artet figurative, muzikën tradicionale, kulturën e pasur, por edhe shijen e gatimeve kineze, Tirana dhe qytete të tjera të vendit do të mikpresin nga 22 deri më 26 shtator Javën e Kulturës Kineze.

Java starton me ceremoninë e hapjes në Galerinë FAB në Tiranë, ku publiku do të njohë nga afër veprat e piktorëve kinezë Wu Jun dhe Lin Zhaoyang.

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Në Teatrin “Skampa” të Elbasanit artistët kinezë do të performojnë koncertin “Melodi përgjatë Rrugës së Mëndafshit”.

Java e Kulturës Kineze do të kthehet në kryeqytet në hollin e Universitetit të Arteve ku artistët e Operas së Pekinit do të sjellin një koncert me pjesë të zgjedhura nga kjo trashëgimi e pasur kulturore mijëravjeçare e Kinës.

Foto nga CMG

Kjo veprimtari njëjavore do të përmbyllet të premten në Pedonalen e Tiranës, ku “Festa e ushqimit kinez” do të jetë e hapur për publikun kryeqytetas, por dhe turistët e shumtë që e vizitojnë atë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT