“Iu tregoj ‘planin’ si rrëzohet qeveria”, Nikollë Lesi: PD-ja fiton Tiranën, vetëm po të ndodhë mrekullia

Gazetari dhe publicisti Nikollë Lesi foli për problemet e opozitës, teksa zgjedhjet e pjesshme të Tiranës janë në prag dhe PD ende nuk ka ndonjë kandidat përballë Ogerta Manastirliut.

Gjatë intervistës për “News 24”, Lesi deklaroi se qeveria Rama do të rrëzoheshe vetëm nëse opozita nxirrte në shesh mbi 100 mijë njerëz, duke e mbushur bulevardin nga sheshi Skënderbej deri tek Nënë Tereza.

“Tha se me Ramën nuk shkojmë në zgjedhje. Kërkoi qeveri teknike. Ndryshuan kodin zgjedhor që kryetarët e partive të kenë listën e sigurt. Edhe këtë rast do bashkëpunojnë. E kam bindje ,që nëse në një vend është problem qeveria, këtu në Shqipëri problem është dhe opozita. Se nuk ka opozitë të fortë. Opozitë e fortë ka qenë ajo e 2004-ës, kur rrëzoi Fatos Nanon. Kjo është qeveri e vazhdimësisë. Dhe Rama do ndryshojë çfarë tha në parlament. nëse ke  njerëz 100 mijë veta, nga sheshi nënë Tereza në sheshin Skënderbej edhe e rrëzon. Problem është mazhoranca, por më problem sot për shoqërinë shqiptare është opozita që nuk krijon besim”, tha fillimisht Lesi.

Sakaq, Lesi foli për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës, që sipas tij, opozita dhe PD i kanë tashmë të humbura, pasi as Tabaku dhe Alimehmeti nuk do kandidojnë.

“Dhe Tirana nëse nuk kandidon Ilir Alimehmetin që është figura më e njohur, më mbledhëse, që nuk do kandidojë më tha nuk futem në zgjedhje të pjesshme. Do kandidojë ndoshta për 4-vjeçarë. Dhe ka të drejtë. As Tabaku nuk kandidon. Pse do humbi mandatin. Vetëm të ndodhë mrekullia, me këtë lidership të PD-së me mungesën e besimit që ka në elektorat. Me aq sa duken bathët, përveç Alimehmetit që mund ta çonte aty aty fushatën me vota, të tjerët asnjë nuk fiton. Tirana po e them paraprakisht nuk e lëshon Partia Socialiste. Ogerta e njoh personalisht, besoj se ishte surpriza, ia la si fakt të kryer. Ogerta është nga ministrat karizmatikë dhe lëviz, është popullore. Beteja me Ogertën është e vështirë me PD-në. Beteja në Tiranë do jetë vetëm nëse PD-ja gjen një njeri të jashtëzakonshëm”, përfundoi Lesi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT