“Ishte djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të atin”, gazetari rrëfen takimin me Kristian Kolën para se ta vrisnin, çfarë i tha

Te dhena te reja kane dale ne drite lidhur me ngjarjen e rende te ndodhur ne Shkoder ku 34-vjecari Kristjan Kola është në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes.

Gazetari Teodor Gjerga raportoi se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, në lagjen Vasil Shanto dhe dyshohet që autorët, të cilët kanë qenë më maska dhe kapuçë, kanë qenë duke pritur shënjestrën e tyre para se ta ekzekutonin nga një distancë e afërt.

Nga të dhënët e para, 34-vjeçari nuk rezulton person problematik dhe punonte në ndërtim bashkë me atin.

Në një distancë shumë të afërt, kur ka qenë duke dalë nga lokali autorët e kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në gjoks disa herë duke e lënë të vdekur në vend, më pas janë larguar me një motoçikletë për të zhdukur gjurmët.

Nga të dhënat që kemi nuk është person me precedentë të mëparshëm penale, ka punuar me të atin në një firmë ndërtimi dhe nuk njihet si person me rekorde kriminale. Në momentin kur ka ndodhur vrasja në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por autorët e kanë monitoruar deri në momentin e ekzekutimit shënjestrën e tyre”, raportoi gazetari, per euronews.

Ndersa policia ka theksuar se viktima ndodhej jashte lokalit ne momentin qe u qellua nga dy persona te cilet kane ikur me motor nga skena e krimit.

Edhe nga informacionet e siguruara nga Policia e kryeqendrës së veriut, Kola nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminal.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga gazetari Arben Çokaj i cili njihte nga afër 34-vjeçarin. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Çokaj shkruan se Kristiani ishte një djalë i mirë dhe se nuk merrej me punë të dyshimta.

Sipas gazetarit, ai së bashku me të atin kishin një firmë ndërtimi dhe se përgjatë këtyre ditëve ishin duke shtruar me pllaka përreth Kinemasë Milenium, aty ku dhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Madje, jo më larg se një ditë para se të ndodhte atentati, Çokaj ishte takuar me 34-vjeçarin ku ky i fundit i kishte treguar dhe dëshirën e tij për të blerë një makinë.

Sonte, një motor me 2 njerëz kalojnë te Hotel Golden Palacë, ku po rrinte aty jashtë Kristian Kola, 34 vjeç dhe e vrasin në vend, rreth orës 22:30…

Sa e lirë dhe e pavlerë është jeta këtu në Shkodër e në Shqipëri. A do reagoni o njerëz një ditë, para se të shuheni? Si vritet tjetri kot së koti ashtu?!

Kristianin ka kohë që e njoh, djalë shumë i mirë, nuk e di se është marrë me punë të dyshimta, me të atin kishin një firmë ndërtimi, dhe këto ditë ishin duke shtruar pllakat përreth Kinemasë Milenium në Shkodër, aty përballë ku i ndodhi edhe kjo ngjarje kaq e tmerrshme. Dje në drekë Kristiani më tha se jam ba me ble një makinë të re dhe ashtu bëmë humor pak.

Uroj që vrasësit e ata që qëndrojnë pas këtij krimi makabër të gjenden sa më shpejt nga policia! Kanë luajtë mendsh njerëzit, merruni more vesh, pse vriteni kështu, o tupa! Vëreni trurin në punë se nuk është turp”, shkruan ai

U qëllua nga dy persona me motor, ky është Kristian Kola, 34-vjecari i vrarë në Shkodër

“Ishte djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të

Kristian Kola, 34 vjec, ne foto, eshte viktima e atentatit te ndodhur mbremjen e te enjtes ne Shkoder.

I riu eshte qelluar me arme nga dy persona prane nje lokali ne qender te qytetit.

Vrasje në Shkodër, Kristian Kola qëllohet me armë pranë ish-kinema “Republika”

“Ishte djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të

Nje person u qellua me arme mbremjen e sotme ne Shkoder. Sipas informacioneve paraprake, personi qe ka qene objektiv i sulmit dyshohet se eshte Kristan Kola.

Ngjarja e rende ka ndodhur pak minuta me pare prane ish-kinema Republika prane qendres se qytetit.

Dyshohet se autoret e ngjarjes kane levizur me nje motor me te cili jane larguar menjhere pas te shtenave.

Forca te shumta policie mesohet se kane mberritur ne vendin e ngjarjes ku kane rethuar zonen dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e krimit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT