Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së: Gjyqi, aspak serioz

Mijëra protestues u mblodhën sot në Hagë duke shprehur mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në protestë mori pjesë dhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i cili në fjalën e tij u shpreh se gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është serioz dhe kërkoi lirimin e tyre, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme mos të kishte serbë përpara kësaj gjykate. E kam takuar Hashim Thaçin. I thashë ‘ti do të lirohesh për mungesë provash’.

Gjyqi është joserioz. Gjykatësit ndihen komod këtu në Hagë me një jetë shumë të mire, të marrin paga të mira dhe procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme të arrish në konkluzionin se UÇK ishte një organizatë kriminale“, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT