Ironia e deputetit të PD, shkon në Parlament me ‘dhurata’ për Diellën: Ky është bashkëshorti i saj, do t’i kërkojmë dorën Ramës

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka ironizuar vendosjen e ministres së gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale Diella, teksa ka shkuar në Parlament me ‘dhurata’ për ministren e re. 

“Ky është bashkëshorti i Diellës. Do t’i kërkojmë dorën Ramës”, tha deputeti demokrat. 

Më pas ai ka edhe një tjetër ‘dhuratë’ për Diellën, teksa ka dërguar edhe një bateri të jashtme. 

“Tani qejfi u ka të gjithëve të kenë një ministër këtu. Kjo është dhuratë specifike, një bateri që ta ketë Diella kur të ikin dritat”, u shpreh ai. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT