“Ilir Meta është flori se ka shpirtin e tillë”, Kryemadhi flet me superlativa për ish-bashkëshortin: Ka zemër ari…

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë ka qenë e ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në studion e emisionit “Log” ku dhe ka folur me superlativa për ish-bashkëshortin e saj dhe babain e tre fëmijëve, Ilir Metën.

Përpos komenteve të bëra lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi ironizoi “thashethemet” e qarkulluara prej vitesh lidhur me floririn e Kërrabës.

Sipas Kryemadhit, ish-bashkëshorti i saj ka një zemër “flori” dhe gjithmonë ka ndihmuar ata që i ka pasur pranë vetes.

 “E mbani mend floririn e Kërrabës që akuzonin Ilir Metën se e kishte vjedhur? Ilir Meta është flori, sepse ka shpirtin flori,” u shpreh Kryemadhi, duke theksuar më tej se floriri i Kërrabës as që ka ekzistuar ndonjëherë dhe akuzat për llogari të fshehta bankare në Angli janë po ashtu të pavërteta.

 “Doli që floriri i Kërrabës nuk ekziston fare në çështjen e Ilir Metës. U tha që kemi llogari bankare në Angli, nuk ekzistojnë,” theksoi Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT