Igli Tare takon Edi Ramën në kryeministri? Dalin pamjet, drejtori i Milanit kalon pas godinës dhe…

Miqësia e ‘Bjondit’ me kryeministrin Edi Rama është e kahershme dhe të dy ndajnë pasionin për sportin. Edhe pse Tare është drejtues te Milani dhe Rama tifoz me Juventusin, kjo gjë nuk i ka ndarë palët, por përkundrazi janë në bisedime edhe për sportin.
Disa muaj më parë, kur Tare u emërua si Drejtori Sportiv i Milanit, ndër të parët që e uruan ishte Edi Rama.
Tare nuk duket se ka qenë shumë i lumtur me kryeministrin Rama, me këtë të fundit që i dha “një dorë” Edon Zhegrovës për t’u transferuar te Juventusi, pasi u pajis me pasaportën shqiptare, që e bën evropian në Serie A.
Vizita e Tares në Tiranë lidhet edhe me sfidën Shqipëri – Letoni e cila luhet nesër në ‘Air Albania’.