Ia “mori çelësat” e ministris/ Rama i beson një tjetër “post” të rëndësishëm Igli Hasanit

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian do të drejtohet nga mazhoranca socialiste.

Legjislaturën e kaluar “frenat” të Këshillit Kombëtar të Integrimit i kishte deputetja e PD, Jorida Tabaku, ndërsa tashmë ky post i rëndësishëm integrues i është besuar ish-ministrit të Jashtëm, Igli Hasanit.

Ndërkohë që nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian i takon opozitës, me konfigurimin e ri.

Kujtojmë që nga Asambleja e PS teksa shpaloste emrat e kabinetit të ri qeveritar, Rama ia “mori çelësat” e Ministrisë së Jashtme, Igli Hasanit duke i besuar komisionin parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT