Hodhi Kushtetutën dhe Rregulloren drejt kabinetit qeveritar, Gaz Bardhi: Na provokoi Rama, s’kishim formë tjetër reagimi! Seanca më e turpshme në 35 vite!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, komentoi seancën parlamentare të së enjtes dhe skenën kur opozita hodhi drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe kabinetit qeveritar Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Gazment Bardhi u shpreh se ishte e vetmja formë për të marrë fjalën në seancë, por nuk rezultoi e tillë.

Sipas tij, seanca plenare e së enjtes ku qeveria do prezantonte programin ishte seancë turpi. Mbledhja e Parlamentit u ndërpre për shkak të rrëmujës që shkaktoi opozita.

Bardhi, e cilësoi si seancë të turpshme pasi publiku u privua nga e drejta për të dëgjuar programin dhe oponencën e opozitës.

“Po shkelej Kushtetuta dhe Rregullorja. Kur reagimin nuk e bën dot me fjalë, e vetmja mënyrë për të reaguar ishte hedhja e tyre drejt Kryetarit të Kuvendit.

Ishte një seancë turpi në 35 vite. Publiku u privua nga e drejta për të dëgjuar programin dhe oponencën e opozitës edhe për kabinetin qeveritar.

Ishte provokim, tallje duke e shndërruar sallën e Kuvendit në teatër kukullash dhe kërkuam të na jepej e drejta e fjalës.

Mazhorancës iu dha dy herë fjala ndërsa grupit tonë, me sa duket Peleshi u urdhërua nga Rama dhe fjala iu dha sërish mazhorancës.”-tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT