Hetime të thella për fondet e rrugëve, a është nën presion prokurori i SPAK, Dritan Prençi?

Prej disa javësh, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, shfaqet në një valë të dukshme sulmesh nga disa media dhe portale.
Faqet online të njohura për këto tema raportojnë se këto sulme nuk janë as të rastësishme, as spontane.
Ato përkojnë sipas tyre me avancimin e hetimeve që prokurori Prenç po drejton mbi disa nga aferat më të mëdha në ndërtimin e rrugëve në Shqipëri — një sektor i njohur për përfshirjen e fondeve publike me shifra të larta dhe lidhjet me politikanë të nivelit të lartë.
Portalet raportojnë se Prençi po shkon në thellësi të dosjeve ku përfliten emra të rëndësishëm të skenës politike dhe ekonomike.
Ende nuk ka reagime zyrtare nga SPAK që të konfirmojnë raportime të tilla.