“Hera e parë që një qeveri betohet pa u prezantuar programi”/ Tabaku-Peleshit: Nuk na e hiqni dot të drejtën për debat!

Deputetja e Partisë Demokratike Tabaku ka kërkuar që në Kuvend të mbahet debat sa përket programit qeverisë së të mazhorancës. 

Në fjalën e saj në nisje të seancës plenare, Tabaku u shpreh se kjo është hera e parë në 34 vite që një qeveri betohet pa u diskutuar fillimisht programi, ndërsa duke iu drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, u shpreh se nuk ia heq dot të drejtën e debatit opozitës. 

“Hera e parë në 34 vite që qeveria kalon dhe miratohet pa u diskutuar programi. 

Nuk besoj që shqiptarët mund ti lëmë në hije për programin e qeverisë, për të diskutuar prioritet tuaja dhe tonat. 

Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë dhe ta nisni në këtë mënyrë sesioni. E kuptoj që qeveria nuk ka ndonjë program, por nuk na hiqni dot të drejtën e debatit dhe as nuk e shkelni dot Rregulloren”, tha ai.

Kujtojmë se seanca e kaluar plenare zgjati vetëm 25 minuta për shkak të tensioneve me opozitën që bllokoi foltoren, gjë që bëri që të kalohej menjëherë në votim, duke shmangur debatet. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT