Grida Duma i jep fjalën, Vrenozi shpërthen keq ndaj Pezës: Hëngsh m*t e lyefsh turinjtë (DEBATI PREJ AVOKATES)

Një ndër temat më të diskutuara përgjatë ditëve të fundit, sigurisht pas “Diellës” së qeverisë Rama, ka qenë dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit.

“Sa kushtoi? Kush i pagoi?”, këto e shumë pyetje të tjera kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale. Ndonëse vetë Genar Topalli përmes një reagimi sqaroi se burimin e të ardhurave, kjo temë vijoi të diskutohet, madje në “Top Story” mbrëmjen e djeshme u mblodhën ekspertë dhe analistë për të diskutuar.

Një prej tyre ishte Armand Peza i cili gjatë emisionit “u përplas” verbalisht me avokaten Enida Bozhegu. Biznesmeni nuk “kurseu” as fjalët aspak adekuate për një zonjë, ndërkohë që në “ndihmë” të kësaj të fundit doli demokrati më i famshëm, Ilir Vrenozi.

Në një lidhje “Live” me emisionin “Top Story”, Vrenozi iu drejtua Pezës duke i thënë: Për zonjën që u ofendua aty, më fal po Mandi e hëngrsh m**** e lyefsh turinjtë.

Ndërkohë që Peza ia ktheu duke i vënë në dukje faktin se është bërë i famshëm nga rrjetet sociale të cilat në kohën që dhe po jetojmë i japin hapësirë çdo personi.

Pjesë nga debati:

Peza: Po bëhet një gjyq publik që unë as e pranoj

Vrenozi: Grida të lutem, edhe një fjalë do them unë edhe do ik sepse jam shumë i ashtu…Për zonjën që u ofendua aty, më fal po Mandi e hëngrsh m**** e lyefsh turinjtë. Natën e mirë nga Ilir Vrenozi

Peza: Këto rrjetet sociale i kanë dhënë mundësi edhe budallait të lagjes që të flasim, kështu që…Ec lale se nuk je për atë punë. Ec të thashë. Nuk ja vlen me këtë zotërinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT